Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO-ja nuk e shpejton tërheqjen nga Afganistani


Anders Fog Rasmusen
Anders Fog Rasmusen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, thotë se aleanca nuk do të largohet nga Afganistani, para fundit të vitit 2014, megjithë shtimin e sulmeve kundër pjesëtarëve të NATO-s nga ana e pjesëtarëve mashtrues të forcave të sigurisë afgane.

“Mos harroni se për talibanët është e pamundshme të fitojnë ushtarakisht, por ata përpiqen të fitojnë diçka në raportet me publikun, duke e shkatërruar besimin ndërmjet forcave të jashtme dhe forcave të sigurisë afgane. Prandaj, qartas, nuk e përjashtoj mundësinë që talibanët të provojnë të infiltrohen në forcat e sigurisë afgane. Por, po them edhe njëherë, ata nuk do të kenë sukses në shkatërrimin e strategjisë sonë”, i tha Rasmusen agjencisë Reuters.

Gjatë këtij viti, së paku 45 pjesëtarë të NATO-s janë vrarë në të ashtuquajturat “sulme të brendshme” nga ana e trupave të sigurisë afgane.
XS
SM
MD
LG