Ndërlidhjet

Kreu i Kryqit të Kuq do të takojë Asadin


Peter Maurer
Peter Maurer
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, pritet të takojë në Damask presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

Maurer pritet të kërkojë më shumë qasje të punonjësve humanitarë, për të ndihmuar civilët.

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve rebelë kanë vazhduar edhe sot.

Sipas aktivistëve, aeroplanët qeveritarë kanë bombarduar qytetin Al Bab, duke vrarë të paktën 20 persona.

Në Damask, shpërthimi i një makine bombë ka shkatërruar një ndërtessë dhe ka vrarë të paktën 5 njerëz.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka fajësuar “grupet terroriste” për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG