Ndërlidhjet

Hezbollahu s’ka armë kimike


Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ka thënë se grupi militant shiit nuk ka armë kimike, porse mund t’i shkaktojë dëme të mëdha Izraelit nëse atje do të ketë luftë.

“Brenda Izraelit, ka objektiva që nëse goditen, mund të shkaktojnë rezultate të njëjta”, ka thënë Nasrallah, duke iu referuar reaktorëve bërthamorë të Izraelit.

Duke folur në një intervistë të rrallë për mediat libaneze, Nasrallah ka thënë se raketat e Hezbollahut “mund të arrijnë të gjitha objektivat e tij në Izrael”.

Ai ka thënë se nuk pret që shteti izraelit të sulmojë Iranin, porse ka informacione nga liderët iranianë se Republika Islamike “mund të hakmerret duke sulmuar bazat amerikane në rajon”.

“Nëse Izraeli sulmon Iranin, Amerika mban përgjegjësinë”, ka thënë ai.

Izraeli ka paralajmëruar se mund të sulmojë Iranin, për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG