Ndërlidhjet

logo-print

India dhe Kina rikthejnë stërvitjet ushtarake


Ministri i Mbrojtjes i Indisë, A.K. Antoni - foto arkivi

Ministri i Mbrojtjes i Indisë, A.K. Antoni - foto arkivi

Ministrat e Mbrojtjes të Indisë dhe Kinës janë pajtuar që vendet e tyre të rinisin stërvitjet ushtarake, pas një ndalese prej katër vjetësh.

Plani është bërë publik gjatë takimit të A.K.Antoni dhe Liang Guangile sot në Nju Delhi.

Antoni ka thënë se dy palët kanë biseduar për situatën në Azinë Jugore dhe në rajonin e Azi-Paqësorit dhe se “kanë pasur bisedime shumë të sinqerta”.

Dy gjigantët e Azisë kanë kaluar nëpër marrëdhënie të vështira që datojnë nga lufta kufitare e vitit 1962.
XS
SM
MD
LG