Ndërlidhjet

Bahrejn: Konfirmohet dënimi për aktivistët e opozitës


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë civile në Bahrejn ka konfirmuar dënimet me burgim për 20 aktivistë të opozitës, që thuhet se kanë bërë përpjekje të rrëzojnë monarkinë.

Verdiktet, fillimisht të marra nga një gjykatë ushtarake, përfshijnë tetë dënime të përjetshme.

Të dënuarit janë figura të shquara të kryengritjes së vitit të kaluar, të udhëhequr nga shumica shiite e Bahrejnit.

Shtatë nga ta janë gjykuar në mungesë.

Bahrejni – shtet ky ku ndodhet Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara – ka kaluar disa muaj protesta kundër dinastisë sunite.

Protestat kanë ndodhur në vazhdën e atyre që kundërshtonin qeveritë autoritare në botën arabe.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm përfshijnë aktivistin për të drejtat e njeriut, Abdulhadi al-Khavaja. Avokatët mbrojtës thonë se planifikojnë të apelojnë vendimin.
XS
SM
MD
LG