Ndërlidhjet

logo-print

Shulc kushtëzon Serbinë me njohje të Kosovës


Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Njohja e ndërsjellë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc.

Ai i ka bërë këto komente në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“E dimë se pason një rrugë e gjatë, me shumë pengesa, si ajo e fusnotës. Parlamenti Evropian nuk do të hyjë në detaje, sepse kjo është çështje e diplomatëve dhe qeverive”.

“Qëllimi ynë është që Serbia, në fund, të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duke përmbushur të gjitha kriteret dhe duke krijuar marrëdhënie paqësore dhe të qëndrueshme midis dy vendeve”, ka thënë Shulc.

Daçiq, më herët, ka takuar edhe kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj.

Ky i fundit ka deklaruar se Serbia, në rrugën e saj për në BE, duhet t’i përmirësojë në mënyrë të qëndrueshme raportet me Kosovën.
XS
SM
MD
LG