Ndërlidhjet

Sulm në funeral, 20 të vrarë


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, pasi një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në një funeral në lindje të Afganistanit.

Sipas autoriteteve policore, sulmi ka ndodhur në qarkun Dur Baba të provincës Nangarhar.

Agjencia DPA thotë se sulmuesi kishte në shënjestër një guvernator të qarkut, i cili është plagosur.

Policia ka fajësuar talibanët për sulmin, ndërsa kryengritësit, deri më tash, nuk kanë bërë ndonjë koment.

Muajin e kaluar, disa fshatra në malet e Nangarharit kanë shpallur kryengritje kundër ekstremizmit taliban.
XS
SM
MD
LG