Ndërlidhjet

logo-print

VV dhe partitë joparlamentare kundër bisedimeve pa kushte


Ilustrim

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një tryezë me partitë jashtëparlamentare të Kosovës.

Siç bën të ditur kumtesa e Vetëvendosjes, në këtë tryezë është folur për “padrejtësinë e negociatave me Serbinë, si dhe rrezikun që ato të rezultojnë me autonomi për veriun apo për serbët e Kosovës”.

Pas diskutimeve, subjektet kanë dalë me deklaratë të përbashkët, sipas së cilës, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të negociojë në asnjë mënyrë pa kushte me Serbinë.

“Serbia është agresori dhe krimineli që kurrsesi nuk duhet amnistuar. Qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë dhe nuk duhet të negociojë me askënd për çështjet e brendshme të Kosovës, aq më pak me Serbinë, duke rrezikuar kështu shtetin e Kosovës”, thuhet, pos tjerash, në deklaratë.
XS
SM
MD
LG