Ndërlidhjet

Thirrje për aksion kundër rritjes së çmimeve


Logo e OKB-së
Logo e OKB-së
Tri agjencitë për ushqim të Kombeve të Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke bërë thirrje për reagim të shpejtë dhe global kundër rritjes së çmimeve të drithërave.

Deklarata e Programit Botëror për Ushqim, e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi dhe e Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim Bujqësor paralajmëron se rritja e çmimeve të ushqimeve kërcënon t’iu vështirësojë jetën dhjetëra miliona njerëzve.

Thatësira e madhe në Shtetet e Bashkuara – eksportuesin më të madh në botë të misrit, grurit dhe sojës – ka bërë që çmimet të arrijnë nivele rekord dhe të rrisin shqetësimet për një tjetër krizë ushqimesh, si ajo në periudhën 2007-2008.

Agjencitë e OKB-së u kanë bërë thirrje vendeve të varfra të zgjerojnë ndihmën për fermerët e vegjël si dhe për nënat dhe fëmijët.
XS
SM
MD
LG