Ndërlidhjet

Arrestohen personat që shqyen flamurin japonez


Flamuri i Japonisë
Flamuri i Japonisë
Policia në Pekin ka arrestuar dy persona që kanë shqyer flamurin nga makina e ambasadorit japonez në Kinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se dy personat, 23 dhe 25 vjeç, janë arrestuar për prishje të rendit publik.

Kina ka protestuar zyrtarisht pas incidentit të 27 gushtit, kur Japonia ka arrestuar dhe më pas liruar 14 aktivistë të Hong Kongut, të cilët kanë zbarkuar në ishujt e diskutueshëm, në Detin e Kinës Lindore.

Ishujt, të cilët në Kinë quhen Diaoyu, ndërsa në Japoni Senkaku, kontrollohen nga Japonia, por pronësinë e tyre e pretendojnë edhe Kina e Tajvani.
XS
SM
MD
LG