Ndërlidhjet

Sulmi në funeral - rritet numri i viktimave


Afganistan - foto arkivi

Afganistan - foto arkivi

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në një funeral në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës Nangarhar, Ahmad Zia Abdulzai, i ka konfirmuar shifrat për Radion Afganistani i Lirë.

Shpërthimi ka ndodhur në qakun Dur Baba të provincës Nangarhar, ku disa fshatarë, muajin e kaluar, kanë shpallur kryengritje kundër ekstremizmit taliban.

Autoritetet policore thonë se sulmi kishte në shënjestër guvernatorin e qarkut, Hamesha Gul.

Policia ka fajësuar talibanët për sulmin, ndërsa kryengritësit, deri më tash, nuk kanë bërë ndonjë koment.
XS
SM
MD
LG