Ndërlidhjet

Klinton takoi ministrin e Jashtëm kinez


Pekin, 4 shtator 2012.
Pekin, 4 shtator 2012.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka takuar në Pekin ministrin e Jashtëm të Kinës, Jang Jieçi.

Asnjëra palë nuk ka bërë ende publike detajet nga takimi.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme kineze, e publikuar para takimit, ka bërë të ditur se dy zyrtarët “do të shkëmbejnë mendime në lidhje me marrëdhëniet Kinë-SHBA, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët”.

Klinton është thënë se do të ngrejë çështjen e Koresë Veriore, Iranit dhe Sirisë, si dhe kontestet e Kinës me Japoninë dhe Filipinet për ishujt në Detin e Kinës Lindore dhe atë të Kinës Jugore.

Të mërkurën, Klinton pritet të takojë presidentin e Kinës, Hu Xhintao.

Kryediplomatja amerikane ndodhet në turne në Azi. Ajo tashmë ka qëndruar në Indonezi dhe Ishujt Kuk.
XS
SM
MD
LG