Ndërlidhjet

logo-print

The Rolling Stones publikon dy këngë të reja


The Rolling Stones

The Rolling Stones

The Rolling Stones ka konfirmuar të martën se do të publikojë dy këngë të regjistruara rishtazi.

Të titulluara “One Last Shot” dhe “Gloom and Doom”, ato janë këngët e para nga Mik Xheger, Keit Riçards, Roni Vud dhe Çarlli Uots që nga albumi i tyre i vitit 2005 “A bugger Bang”.

Të dyja këngët janë regjistruar nga legjendat britanike të rokut në Paris, në muajin gusht.

Ato do të përfshihen në albumin prej 50 këngësh, që do të përfshijë hitet dhe do të publikohet në nëntor, me titullin “GRRR”.

Javën e kaluar, The Rolling Stones ka njoftuar se në muajin tetor do të publikojë edhe një film, të quajtur “Crossfire Hurricane”.

Sipas grupit, filmi do të dokumentojë historinë e tij që nga koncerti i parë e deri në ditët e sotme.
XS
SM
MD
LG