Ndërlidhjet

“Nili Perëndimor” merr jetë në Serbi


Ilustrim

Ilustrim

Virusi Nili Perëndimor në Serbi i ka marrë jetën një gruaje dhe ka infektuar më shumë se 20 të tjerë.

Ollga Dulloviq, zëvendësdrejtore e Klinikës për Infektime në Serbi, ka konfirmuar të martën se gruaja ka vdekur në mes të muajit gusht.

Dulloviq tha se 23 pacientë të tjerë janë të hospitalizuar me simptome të konfirmuara të virusit.

Sipas saj, 20 të tjerë presin rezultatet e testeve, porse “kanë simptome që supozojnë infektime nga virusi Nili Perëndimor”.

I zbuluar në Ugandë në vitin 1937, virusi bartet nga shpezët dhe shpërndahet te njerëzit me anë të mushkonjave.
XS
SM
MD
LG