Ndërlidhjet

Të krishterët “e diskriminuar” ankohen në Strasburg


Strasburg

Strasburg

Katër të krishterë britanikë, të cilët thonë se kanë humbur vendet e punës për shkak të besimit të tyre, kanë ngritur rastet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Dy punonjës të kompanisë ajrore British Airways thonë se janë pushuar nga puna për shkak se kanë bartur kryqe katolike.

Një gjykatë në Britani ka hedhur poshtë pretendimet e tyre për diskriminim fetar, pasi bartja e kryqit nuk është kërkesë e besimit të krishterë.

Dy të tjerët thonë se kanë humbur punën, për shkak të bindjes së tyre se marrëdhëniet homoseksuale janë në kundërshtim me Ligjin e Zotit.

Njëri nga ta, shërbyes civil, është pushuar pasi ka refuzuar të zyrtarizojë partneritetin civil në mes të një çifti homoseksual.

Tjetri, terapist në spital, ka refuzuar t’i japë këshilla po ashtu një çifti të gjinisë së njëjtë.

Gjykata me seli në Strasburg nuk pritet të marrë vendim për disa muaj.
XS
SM
MD
LG