Ndërlidhjet

Brahimi: Situatë tronditëse në Siri


Lakdar Brahimi

Lakdar Brahimi

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakdar Brahimi ka thënë se numri i të vdekurve në Siri është “tronditës” dhe shkatërrimi nga lufta “katastrofik”.

Në komentet e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Brahimi tha se ai do të shkojë në Damask pas “pak ditësh”, por sipas tij, një qëndrim unik ndërkombëtar për Sirinë është “i domosdoshëm dhe shumë urgjent.”

Brahimi u emërua në këtë post në muajin e kaluar, pasi paraardhësi i tij, Kofi Anan, dha dorëheqjen pas dështimit të planit të tij të paqes.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun akuzoi vendet që dërgojnë armë në Siri se po e përhapin “mjerimin”.

Ai nuk ka përmendur me emër ndonjë vend, por Rusia është furnizuesja kryesore me armë e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për refugjatë, thotë se rreth 100 mijë njerëz u larguan nga Siria vetëm në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG