Ndërlidhjet

Franca nderon Mekartnin


Pol Mekartni
Pol Mekartni
Presidenti francez, Fransua Holland do ta dekorojë ish pjesëtarin e grupit legjendar Beatles, Pol Mekartni me çmimin “Legjioni i Nderit” për kontributin e tij në muzikë.

Ceremonia është planifikuar të mbahet më 8 shtator në Pallatin Elize në Paris.

Mekartni do të bëhet një oficer i Legjionit të Nderit, ndëri më i madh publik i Francës.
Legjioni i Nderit është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, dhe simbolizohet me nëj fije të kuqe në jakën e xhaketës.

Mekartni – që përshkruhet nga libri Ginis i Rekrodeve Botërore si “kompozitori më i suksesshëm dhe artisti më i madh me këngë të publikuara i të gjitha kohërave” ka marrë titullin e kalorësit në vitin 1997 nga Mbretëresha Elizabetë për ndihmën që i ka dhënë revolucionarizimit të pop muzikës.
XS
SM
MD
LG