Ndërlidhjet

Zonja e Parë: Obama, njeriu që mund t'i besojmë


Mishell Obama(foto nga arkivi)
Mishell Obama(foto nga arkivi)
Zonja e Parë amerikane, Mishell Obama ka mbajtur një fjalim emocional duke mbështetur bashkëshortin e saj për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Duke mbyllur natën e parë të konventës së Partisë Demokratike në Sharllotë të Karolinës Veriore, ajo e vlerësoi presidentin Barak Obama si një “njeri të cilit mund t’i besojmë” për ringjalljen e ekonomisë së dobët të vendit.

Obama është duke u sfiduar në zgjedhjet e 6 nëntorit nga Mit Romney, ish-guvernatori i Masaçusetsit, i cili pranoi nominimin e Partisë Republikane javën e kaluar.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.

Në Konventën Demokratike treditore Barak Obama dhe Xho Bajden formalisht do të ri-nominohen për kandidat për president dhe nënpresident të partisë.

Obama dhe Bajden do t'i drejtohen Konventës të enjten.
XS
SM
MD
LG