Ndërlidhjet

Zonja e Parë: Obama, njeriu që mund t'i besojmë


Zonja e Parë: Obama, njeriu që mund t'i besojmë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Zonja e Parë: Obama, njeriu që mund t'i besojmë

Zonja e Parë amerikane, Mishell Obama ka mbajtur një fjalim emocional duke mbështetur bashkëshortin e saj për një mandat tjetër katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Duke mbyllur natën e parë të konventës së Partisë Demokratike në Sharllotë të Karolinës Veriore, ajo e vlerësoi presidentin Barak Obama si një bashkëshort të devotshëm dhe baba të kujdesshëm në shtëpi.

Ajo gjithashtu e përshkroi atë si një “njeri të cilit mund t’i besojmë” për ringjalljen e ekonomisë së dobët të vendit.

Unë e dua burrin tim edhe më shumë sesa para katër vjetësh, madje edhe më shumë sesa para 23 vjetësh kur u takuam për herë të parë. Më lejoni t’ju tregoj arsyen. Unë e dua për shkak se kurrë nuk harroi se si ia ka nisur. Unë e dua për shkak se mund t’i besojmë Barakut, se do ta bëjë atë që e thotë, edhe kur është vështirë - sidomos kur është vështirë”, u shpreh zonja Obama.

Presidenti Obama dhe dy vajzat e tij, Malia (majtas) dhe Sasha, duke ndjekur në televizion fjalimin e zonjës së parë
Presidenti Obama dhe dy vajzat e tij, Malia (majtas) dhe Sasha, duke ndjekur në televizion fjalimin e zonjës së parë
Zonja e Parë tha se presidenti ishte frymëzuar nga vetë përvoja e tij, kur avokonte për ligjet që përfshijnë kujdesin shëndetësor, borxhin e studentëve dhe pagesat e drejta për femrat.

"Barak di se çfarë do të thotë kur një familje gjendet në vështirësi. Ai e di se çfarë do të thotë kur dëshironi diçka më shumë për fëmijët tuaj dhe nipërit tuaj".

"Barak e njeh ëndrrën amerikane, sepse e ka jetuar atë. Ai dëshiron që secili në këtë vend- secili, ta ketë mundësinë e njëjtë, pa marrë parasysh se kush jemi ne, nga jemi, si dukemi, apo kënd e duam
”, u shpreh zonja Obama.

Presidenti amerikan Barak Obama është duke u sfiduar në zgjedhjet e 6 nëntorit nga Mit Romni, ish-guvernatori i Masaçusetsit, i cili pranoi nominimin e Partisë Republikane javën e kaluar.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.

Të martën, delegatët demokratë mbrojtën politikat e Obamës në fushën e ekonomisë, e cila po përballet me vështirësi.

Prefekti i qytetit të San Antonios së Teksasit, Xhulian Kastro, tha se “katër vjet më parë, Amerika ishte në prag të depresionit”.

Ndërsa sot, sipas tij, falë veprimeve të Obamës, janë krijuar 4 milionë e gjysmë vende te reja pune.

Në Konventën Demokratike treditore Barak Obama dhe Xho Bajden formalisht do ët ri-nominohen për kandidat për president dhe nënpresident të partisë.

Xho Bajden dhe Barak Obama
Xho Bajden dhe Barak Obama
Obama dhe Bajden do t’i drejtohen Konventës të enjten më 6 shtator.

Menjëherë pas hapjes së konventës, delegatët demokratë miratuan platformën politike, e cila kërkon taksa më të larta për amerikanët e pasur, derisa mbështet martesën mes personave të gjinisë së njëjtë dhe të drejtën e abortit.

Në tekst, gjithashtu përfshihet zotimi për t’i dhënë fund përfshirjes amerikane në luftën afgane në vitin 2014 dhe pengimi i Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore.

Dokumenti përmban një deklaratë për “përkushtimin e palëkundur për sigurinë e Izraelit”, por mungojnë paragrafët, që në platformën e vitit 2008 të demokratëve, i referoheshin Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ndryshimet kanë shkaktuar kritika nga Romni, i cili denoncoi përmes një deklarate “refuzimin e turpshëm të Obamës që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”.(a.i.)
XS
SM
MD
LG