Ndërlidhjet

Rasmusen në Armeni


Sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmusen
Sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmusen
NATO tha se sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmusen pritet të takohet me udhëheqësit e Armenisë gjatë një vizite dy-ditore në Jerevan.

Vizita vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara ndërmjet Armenisë dhe Azerbejxhanit fqinj mbi vendimin e presidentit azer Ilham Alijev për të falur një oficer ushtarak, i cili po vuante dënimin e përjetshëm në Hungari, për vrasjen e një oficeri armen në vitin 2004.

Hungaria tha se e ekstradoi oficerin e Azerbejxhanit në vendin e tij, pasi që kishte marrë garanci nga ana e zyrtarëve se do t'i vazhdohej dënimi.

Nuk është e qartë nëse shefi i NATO-s do të vizitojë edhe Azerbajxhanin, derisa NATO ka thënë se Rasmusen ka nisur një turne rajonal në Kaukazin Jugor.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt për rreth tre dekada mbi Nagorno-Karabakun, territorin e kontrolluar armen, që gjendet në Azerbejxhan.
XS
SM
MD
LG