Ndërlidhjet

logo-print

Klinton e "zhgënjyer" me Rusinë e Kinën


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara janë të “zhgënjyera” nga refuzimi i Kinës dhe Rusisë për t'u bashkuar me SHBA-në dhe aleatët e saj në miratimin e sanksioneve të ashpra të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Sirisë.

Klinton iu tha gazetarëve të mërkurën gjatë një vizite në Pekin se “ne jemi të zhgënjyer me veprimet e Rusisë dhe Kinës për shkak të bllokimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm kinez Jang Jieçi, Klinton tha se diplomatët kanë “diskutuar mënyrat tjera” mbi presionin, i cili do t’i jepte fund dhunës në Siri.

Jang tha se Kina “mbështet plotësisht” përpjekjet e ndërmjetësuesit të ri të OKB-së dhe Ligës Arabe, Lakdar Brahimi.

Kina dhe Rusia në mënyrë të vazhdueshme kanë bllokuar përpjekjet perëndimore për ndërhyrje më të fuqishme ndërkombëtare në konfliktin 17-muajsh sirian.
XS
SM
MD
LG