Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon beteja në Alepo, 19 të vrarë


Alepo, 4 shtator, 2012

Alepo, 4 shtator, 2012

Observatori pro-opozitar sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se të paktën 19 njerëz janë vrarë në atë që e përshkruajti si granatim i rëndë i Alepos nga ana e forcave qeveritare.

Televizioni shtetëror sirian citoi një komandant të lartë ushtarak, të jetë zotuar se forcat qeveritare do ta rimarrin qytetin brenda 10 ditësh.

Trupat qeveritare kanë larguar kryengritësit nga disa pika që ruanin në Alepo, por, ende mbesin vatra të rezistencës.

Ndërkohë, i dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakdar Brahimi ka thënë se numri i të vdekurve në Siri është “tronditës” dhe shkatërrimi nga lufta “katastrofik”.

Janë bërë tashmë 17 muaj nga konflikti në Siri, ku kryengritësit opozitarë po kërkojnë rrëzimin e regjimit të presidnetit Bashar al Asad, derisa ky i fundit po shtyp revoltën.

OKB thotë se deri më tash janë varër rreth 17 mijë persona.

Ministrat e Ligës Arabe pritet që të diksutojnë kirzën në Siri në një takim që mbahet të mërkurën në Kajro.

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi pritet t’iu drejtohet të pranishmëve.
XS
SM
MD
LG