Ndërlidhjet

Gjermani: Nderohen viktimat e masakrës olimpike


Një rabin flet me rastin e përkujtimit të sportistëve izraelitë të vrarë në Munih
Një rabin flet me rastin e përkujtimit të sportistëve izraelitë të vrarë në Munih
Në Gjermani sot nderohen viktimat e sulmit terrorist vdekjeprurës kundër sportistëve izraelitë në Lojërat Olimpike në Munih, para 40 viteve.

Zyrtarët gjermanë dhe izraelitë, të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, marrin pjesë në ceremoninë e përkujtimit në një bazë ajrore afër Munihut, në të cilën pritet të jenë të pranishëm edhe qindra mysafirë të tjerë.

Më 5 shtator 1979, një grup i palestinezëve të armatosur, e sulmoi ekipin olimpik të Izraelit, duke i marrë peng dhe duke kërkuar lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Ky sulm përfundoi me dështim të operacionit të shpëtimit nga ana e forcave gjermane të sigurisë, më vonë atë ditë.

11 izraelitë, një polic gjerman dhe pesë sulmues u vranë.

Megjithë gjakderdhjen, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik pat vendosur për vazhdimin e lojërave në Munih, për të demonstruar se terroristët nuk duhet të lejohen të triumfojnë.
XS
SM
MD
LG