Ndërlidhjet

Kosovë: Mjete shpërthyese në oborrin e mjekut dhe policit


Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës
Pamje nga pjesa veriore e Mitrovicës
Persona të panjohur mbrëmë aty kah mesnata, e kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e Millan Jakovleviqit, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në momentin e shpërthimit, anëtarët e familjes Jakovleviq ishin në shtëpinë e tyre në Zveçan, por askush nuk është lënduar.

Më vonë, pas mesnatës, në Leposaviq është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga ky qytet, Radovan Jovanoviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ergin Mediq, nga policia e Kosovës.

Sipas tij, në këtë sulm janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Lidhur me këto shpërthime po zhvillohen hetime.

Njëri nga përfaqësuesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, Radenko Nedelkoviq, fuqishëm i ka dënuar incidentet e fundit me shpërthime në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se “në këtë mënyrë vërtetohen pohimet e Prishtinës dhe të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare se në veri të Kosovës sundon kriminaliteti dhe anarkia”.

Mëtutje, Nedelkoviq thotë se “është koha e fundit që KFOR-i dhe EULEKS-i ta ndalin realizimin e vendimeve të njëanshme të Prishtinës dhe ta kryejnë punën nga kompetenca e tyre”.
XS
SM
MD
LG