Ndërlidhjet

Rasmusen: “I shqetësuar thellë” për sulmet e brendshme


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, është shprehur sot “i shqetësuar thellë” për rritjen e numrit të sulmeve kundër pjesëtarëve të NATO-s nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Afganistanit.

Këto komente ai i bëri gjatë bisedës telefonike me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Zëdhënësja e aleancës, Karmen Romero, tha se Rasmusen i ka paraqitur masat e ndërmarra nga NATO-ja për reduktimin e numrit të sulmeve.

Karzai e ka siguruar zotin Rasmusen, se ai po bënë çdo gjë të mundshme për parandalimin e sulmeve të mëtejshme “të brendshme”.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit ka njoftuar se sot janë arrestuar ose përjashtuar “qindra” ushtarë afganë, derisa zyrtarët po e vazhdojnë goditjen kundër sulmeve të personave me uniformë të forcave të sigurisë së Afganistanit kundër pjesëtarëve të NATO-s.

Deri tash, këtë vit, nga më se 30 sulme të këtilla janë vrarë së paku 45 ushtarë të jashtëm, shumica prej tyre amerikanë.
XS
SM
MD
LG