Ndërlidhjet

Rusi: Pesë policë të vrarë në Ingusheti


Pjesëtarët e forcave të sigurisë patrullojnë në rrugët e Ingushetisë
Pjesëtarët e forcave të sigurisë patrullojnë në rrugët e Ingushetisë
Autoritetet në republikën e trazuar ruse, Ingushetia, në Kaukazin Verior, thonë se së paku pesë pjesëtarë të Ministrisë së brendshme të Rusisë janë vrarë dhe një është plagosur nga sulmi i sotëm në konvojin e tyre.

Zyrtarët thanë se trupat e kanë filluar një operacion special për t’i zënë sulmuesit në qarkun Sunzha.

Agjencia shtetëtore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi se eksplodimi ishte akzivizuar derisa konvoji po kalonte, e pastaj sulmuesit kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur predha.

Nga dhuna ndërmjet forcave të sigurisë ruse në Kaukazin Verior dhe militantëve të dyshuar islamikë, për çdo vit mbesin të vrarë dhe të plagosur shumë njerëz.
XS
SM
MD
LG