Ndërlidhjet

Kabul: Shtetet e Bashkuara e dorëzojnë burgun në Bagram


Ushtarët amerikanë në bazën Bagram në Afganistan
Ushtarët amerikanë në bazën Bagram në Afganistan
Qeveria e Afganistanit ka shpallur se javën e ardhshme e merr kontrollin e plotë në burgun Bagram nga Shtetet e Bashkuara.

Zyra e presidentit Hamid Karzai tha se ceremonia e pranim-dorëzimit do të mbahet më 10 të këtij muaji.

Burgu ndodhet në bazën ajrore Bagram, që është baza më e madhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Shtetet e Bashkuara ishin ballafaquar me akuzat se të burgosurit në Bagram ishin torturuar dhe vrarë.
XS
SM
MD
LG