Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka kërkuar sot shkarkimin e menjëhershëm të ndihmësministrit të kulturës së Serbisë, Dragan Kollareviq, pasi ka qenë njëri nga bartësit e makinerisë propaganduese të regjimit jodemokratik të Sllobodan Millosheviqit.
Lideri i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, ka vlerësuar se përpilimi i regjistrave me emrat e punëtorëve të njohur të kulturës, të cilët akuzohen se janë bartës dhe realizues të politikës shkatërruese anti-serbe, paraqet vepër skandaloze dhe anti-civilizuese, që në formën më të tmerrshme tashmë është parë në histori në periudhën e nazizmit.
“Thirrja në kryengritje kundër atyre që mendojnë ndryshe, etiketimi diskriminues i qytetarëve, që kanë qëndrim tjetër politik, është akt, i cili në botën e civilizuar mertion dënimin më të rëndë”, tha Tadiq në një kumtesë për media.