Ndërlidhjet

BE: Bisedimet me Turqinë janë ndalur


Herman Van Rompej

Herman Van Rompej

Përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pothuajse janë ndalur, prej se Qiproja e ka marrë presidencën e radhës së BE-së, ka thënë sot presidenti i BE-së, Herman Van Rompej.

Turqia nuk e njeh Qipron, e cila prej vitit 2004 është anëtare e BE-së, dhe rrjedhimisht, i ka bojkotuar të gjitha takimet e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, që prej muajit korrik kryesohet nga Qiproja.

“E pranoj se negociatat me Turqinë për zgjerim praktikisht janë ndalur” lidhur me çështjen e Qipros, tha Van Rompej në një takim të ambasadorëve në Bruksel.

Ai megjithatë ka kërkuar që BE-ja dhe Ankaraja t’i mbajnë kontaktet “intensive”.

Turqia i ka filluar negociatat për pranim në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG