Ndërlidhjet

SHBA: Bill Klinton e nominon Barak Obamën


Ish presidenti amerikan Bill Klinton
Ish presidenti amerikan Bill Klinton
Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, parashihet që formalisht ta nominoj Barak Obamën për mandatin e dytë presidencial, në fjalimin e tij, sot më vonë gjatë ditës, në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike, në Sharlotë të Karolinës Veriore.

Zoti Klinton, gjatë presidencës së të cilit në vitet e 90-ta është shënuar rritje ekonomike në Shtetet e Bashkuara, pritet që ta lavdëroj Obamën si kandidatitn më të mirë për ta kthyer ekonominë amerikane në rritje.

Konventa e demokratëve pritet të kulmoj të enjten kur Barak Obama dhe Xhoe Bajden do t’i pranojnë nominimet e tyre për president dhe zëvendëspresident.

Rival republikan i Obamës, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, është Mit Romni, i cili javën e kaluar e ka pranuar nominimin e Partisë Republikane.
XS
SM
MD
LG