Ndërlidhjet

Bruksel: Alarm i rrejshëm para Ambasadës amerikane


Pamje nga Brukseli
Pamje nga Brukseli
Frika për kërcënim me bombë, që sot shkaktoi evakuimin e personelit në Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bruksel dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Belgjikës, doli se ishte alarm i rrejshëm, tha policia.

Qindra diplomatë amerikanë dhe punonjës të ministrisë ishin evakuuar nga ndërtesat e tyre, pasi një minibus i dyshuar ishte parkuar në afërsi.

Pas afro 45 minutash ekipi nga njësiti i bombave shpalli se makina ishte e sigurt dhe se çdo gjë u kthye në gjendjen normale.

Zëdhënësja e policisë, Ilse Van de Kere, tha se policët në patrullim rutinor kishin shfaqur dyshime për minibusin e parkuar për shkak të numrave të riprodhuar në autotargë dhe telave që shiheshin të varur përbrenda.
XS
SM
MD
LG