Ndërlidhjet

Kosta-Rika goditet nga tërmeti i fuqishëm


Pamje shkatërruese të cunamit në vitin 2011 në Japoni
Pamje shkatërruese të cunamit në vitin 2011 në Japoni
Një tërmet i fuqishëm me intensitet 7.6 shkallë e ka goditur sot bregdetin e Kosta-Rikës, duke shkaktuar alarm për cunami në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, përgjatë buzës së Paqësorit.

Zyrtarët në Kosta-Rika vetëm kanë mundur ta konfirmojnë dridhjen e fuqishme të ndërtesave në kryeqytetin San-Hoze dhe mungesën e rrymës elektrike në disa hapësira.

Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Paqësor ka shpallur alarm për Kosta-Rikë, Panama, Nikaragua, El Salvador, Honduras, Meksikë, Kolumbi, Ekuador, Guatemalë dhe Peru.
XS
SM
MD
LG