Ndërlidhjet

Daçiq: Asnjë zyrtar nuk ka thënë se Kosova është kusht për BE


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot në Bruksel se bisedimet e tij me zyrtarët evropianë kishin porosi të qartë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Serbinë dhe se asnjë përfaqësues i BE-së nuk ka thënë se kusht për anëtarësim është Kosova.

Mëtutje, në një konferencë për gazetarë ai theksoi se Serbia, nëse dëshiron ta fitoj datën e fillimit të negociatave, duhet ta plotësoj atë që është definuar në vendimin e Këshillit të Evropës, në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas tij, kjo nënkupton reforma të brendshme në Serbi dhe përparim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në raportet Beograd – Prishtinë, kur është fjala për realizimin e marrëveshjeve, që tashmë janë arritur dhe në përpjekje për arritje të marrëveshjeve në çështjet e tjera teknike.

“Kam thënë se Serbia nuk do ta ndryshoj vendimin e vet dhe se nuk do ta pranoj shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por se Serbia është e gatshme për dialog”, tha Daçiq
XS
SM
MD
LG