Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga u takua me gjeneralin Orr nga Ajova


Presidentja Atifete Jahjaga dhe gjenerali Timoty Orr
Presidentja Atifete Jahjaga dhe gjenerali Timoty Orr
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot në Prishtinë me komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Ajova, gjeneral-majorin Timoty Orr.

Zonja Jahjaga e ka falënderuar gjeneralin amerikan për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Ajovës në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht atë ndërmjet Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, thuhet në faqen në Internet të presidentes së Kosovës.

Ajo ka theksuar kontributin e madh të Gardës në afëtsimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe është angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se FSK-ja është e aftë të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare.

Gjenerali amerikan, Timoty Orr, pasi i ka vlerësuar si të shkëlyqeshme marrëdhëniet e Kosovës me Ajovën, tha se ky shtet është i përkushtuar që ta ndihmoj Kosovën edhe në fushën e bujqësisë dhe në të gjitha segmentet e tjera, ku do të ketë nevojë.
XS
SM
MD
LG