Ndërlidhjet

Kazakistan: U konfiskua drogë në vlerë 190 milionë dollarë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Shërbimi Kufitar i Kazakistanit ka njoftuar se ka konfiskuar afro 200 kilogramë të heroinës në një makinë, në kufirin ndërmjet Kazakistanit dhe Kirgizisë.

Kjo sasi e drogës vlerësohet se e ka vlerën deri në 190 milionë dollarë.

Zyrtarët thanë se disa persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me këtë sasi të heroinës, e cila ishte zbuluar pasi makina ishte ndalur derisa synonte kalimin e kufirit ditën e martë.

Sipas zyrtarëve, ka gjasë të mëdha që heroina ishte prodhuar në Afganistan dhe ishte në rrugën e saj për në Evropë, nëpër Kazakistan dhe Rusi.
XS
SM
MD
LG