Ndërlidhjet

U tërhoq alarmi për cunami në rajonin e Paqësorit


Pamje nga cunami që e kishte goditur Japoninë vitin e kaluar
Pamje nga cunami që e kishte goditur Japoninë vitin e kaluar
Alarmi për cunami në Amerikën Qendrore dhe Jugore është tërhequr.

Ky alarm ishte dhënë sot, pas një tërmeti në bregdetin e Kosta-Rikës, që sipas Vëzhgimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, e kishte intensitetin 7.9 shkallë.

Alarmi për cunami ishte dhënë për Kosta-Rikën, për Panamën, Nikaraguan, El Salvadorin, Hondurasin, Meksikën, Kolumbinë, Ekuadorin, Guatemalën, Perunë dhe Kilin.

Këto vende kanë raportuar për dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë, por viktima në njerëz nuk ka pasur.
XS
SM
MD
LG