Ndërlidhjet

Klinton nominon Obamën


Ish presidenti amerikan, Bill Klinton

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton

Në një fjalim mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Demokratike, ish-presidenti Bill Klinton ka nominuar zyrtarisht Barak Obamën, duke iu apeluar miliona amerikanëve nën presion, që ta mbështesin presidentin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij në natën e dytë të konventës në Sharllotë të Karolinës Veriore, Klinton mbrojti politikat e presidentit, duke thënë se “qasja e presidentit Obama mishëron vlerat, idealet dhe drejtimin që Amerika duhet ta marrë për të ndërtuar versionin e shekullit të 21-të të ëndrrës amerikane”.

Obama, i cili do t’i drejtohet konventës të enjten, është duke u sfiduar nga Mit Romni, ish-guvernator i Masaçusetisti, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.
XS
SM
MD
LG