Ndërlidhjet

Klinton i jep shtysë Timorit Lindor


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton gjendet në Timorin Lindor për t’i ofruar mbështetje njërit prej vendeve më të varfëra.

Klinton u takua me zyrtarët e Timorist në kryeqytetin, Dili të enjten, derisa rreth 1 mijë e 300 paqeruajtës të OKB-së përgatiten të largohen nga fundi i vitit.

Një ish-koloni portugeze, Timori Lindor votoi në vitin 1999 për t'i dhënë fund 24 vjetëve të okupimit indonezian, që la më shumë se 170 mijë të vdekur.

Klinton po zhvillon një turne në gjashtë vendesh të rajonit të Paqësorit Aziatik, me ç’rat ajo ishte në Ishujt Kuk dhe në Kinë.

Ajo do të vizitojë Brunein, para se të niset për në Vlladivostok ku do të marrë pjesë në një takim të forumit Bashkëpunimi Ekonomik i Paqësorit Aziatik.
XS
SM
MD
LG