Ndërlidhjet

Armenia pezullon lidhjet parlamentare me Hungarinë


Parlamenti armen

Parlamenti armen

Ligjvënësit armenë kanë pezulluar raportet zyrtare në nivel parlamentar me Hungarinë. Lëvizja vjen pasi që presidenti i Azerbejxhanit e amnistoi një oficer ushtarak, i cili u ekstradua nga Hungaria, ku edhe po vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një ushtaraku armen.

Në deklaratën e miratuar në parlamentin armen thuhet se lëvizja e Hungarisë “mund të krijojë një precedent, që inkurajon krimet kundër armenëve mbi baza etnike”.

Më herët edhe presidenti armen i ka supsneduar raportet dioplomatike me Hungarinë.

Safarov është dënuar në vitin 2006 nga një Gjykatë e Budapestit, pasi që pranoi se e kishte vrarë oficerin armen Gurgen Markarianin, derisa të dytë po mirrnin pjesë në një trajnim të organizuar nga NATO-ja në vitin 2004 në Hungari.

Më 31 gusht Hungaria e ktheu Safarovin në Azerbejxhan pasi që mori garanci nga Baku se dënimi i tij do të vazhdonte.

Por, presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev, e amnistoi Safarovin pas arritjes në Baku.
XS
SM
MD
LG