Ndërlidhjet

Sulm ajror izraelit, tre të vrarë


Rripi i Gazës(foto nga arkivi)
Rripi i Gazës(foto nga arkivi)
Raportet nga Rripi i Gazës thonë se të paktën tre njerëz janë vrarë nga një sulm ajror izraelit.

Zyrtarët palestinezë cituan dëshmitarët të kenë thënë se sulmi e goditi pjesën qendrore të Gazës.

Ushtria izraelite tha se personat ishin militantë, që do të hidhnin raketa përtej kufirit, drejt komuniteteve të afërta hebrenje.

Ushtria shtoi se ata kishin qenë të implikuar edhe më herët në sulmin me raketa kundër komuniteteve në jug të Izraelit.

Nuk dihet se cilit grupi i takonin personat.

Sipas ushtrisë izraelite, militantët palestinezë në ditët e fundit kanë gjuajtur raketa në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës që kontrollohet nga Hamasi, por pa shkaktuar viktima.

Një grup radikal islamist ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.
XS
SM
MD
LG