Ndërlidhjet

logo-print

Rusia: S'ka dëshmi për armë bërthamore në Iran


Pamje satelitore e fabrikes për pasurimin e uraniumit, Narantz, Iran

Pamje satelitore e fabrikes për pasurimin e uraniumit, Narantz, Iran

Një zyrtar i lartë rus tha se Moska nuk ka parë ndonjë dëshmi që tregon se Irani është duke punuar në krijimin e një arme bërthamore.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Riabkov tha se Irani ka punuar për të prodhuar materiale bërthamore nën kontrollin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe nuk ka asnjë tregues se ky material ka qenë i drejtuar për qëllime ushtarake.

Riabkov paralajmëroi Izraelin dhe “kombet e tjera” që të mos e sulmojnë Iranin mbi programin e tij bërthamor, duke thënë se përdorimi i forcës do të jetë katastrofik për Lindjen e Mesme.

Komentet e zëvendësministrit rus pasojnë një stuhi raportesh spekulative në lidhje me një sulm të mundshëm izraelit imbi objektet bërthamore iraniane.

Republika Islamike ka mohuar akuzat e Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera perëndimore, se është duke synuar ndërtimin e një bombe bërthamore.
XS
SM
MD
LG