Ndërlidhjet

BQE diskuton masat e reja kundër krizës


Ilustrim

Ilustrim

Banka Qendrore Evropiane pritet të njoftojë masat të reja për të tejkaluar thellimin e krizës së borxhit në eurozonë.

Presidenti i Bankës, Mario Dragi ka thënë se është i gatshëm të bëjë çfarëdo për ta ruajtur euron.

Në mbledhjen e rregullt mujore politike të bankës, Dragi pritet të njoftojë planet për të blerë bono qeveritare të ekonomive në vështirësi të eurozonës, sic është Spanja dhe Italia, me qëllim të uljes së kostove të tyre të huamarrjes.

Me normat aktuale, të dy vendet do ta kenë vështirë që të marrin hua në tregjet financiare dhe do të detyrohen që të kërkojnë pako shpëtimi nga partnerët e tyre të BE-së.

Por, programi për blerjen e bonove ka kundërshtarë të fuqishëm, përfshirë shumë politikanë në Gjermani.
XS
SM
MD
LG