Ndërlidhjet

logo-print

Vulin viziton Kosovën


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin nis sot një vizitë dyditëshe në Kosovë, gjatë së cilës do të vizitojë vendbanimet serbe dhe manastiret në Pejë e Deçan, njoftojnë mediat serbe.

Zyrtarët qeveritarë në Kosovë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se zyrtari i lartë serb, po qëndron në vend me lejen e autoriteteve kosovare.

Mësohet, se ai së pari do të vizitojë Osojanin dhe Zhacin në komunën e Istogut, ku do të bisedojë me banorët serbë, e më pas do të shkojë në Patrikanën e Pejës dhe në Gorazhdec.

Në Gorazhdec, sipas mediave serbe, planifikohet që të takojë udhëheqësit serbë dhe përfaqësuesit e KFOR-it.

Pas kësaj do të vizitojë Manastirin e Deçanit dhe Shtërpcën.
XS
SM
MD
LG