Ndërlidhjet

Shpërthim në Turqi, mbyten 25 ushtarë


Afionkarahisar, Turqi, 6 shtator, 2012

Afionkarahisar, Turqi, 6 shtator, 2012

Ushtria turke tha se 25 ushtarë janë vrarë nga një shpërthim në një depo municioni në Turqinë perëndimore.

Shefi i personelit të ushtrisë tha në një deklaratë se shpërthimi ka ndodhur të mërkurën vonë në një depo në Afionkarahisar, ku ruheshin granatat e dorës.

Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e sulmit terrorist.

Një zyrtar është cituar të ketë thënë se shkaku i shpërthimit mund të ketë qenë hedhja aksidentale e një granate dore.
XS
SM
MD
LG