Ndërlidhjet

Finlanda konfirmon mbështetjen për Kosovën


Ministri i Jashtëm finlandez, Erki Tuomioja

Ministri i Jashtëm finlandez, Erki Tuomioja

Ministri i Jashtëm i Finlandës Erki Tuomioja, takon sot në Prishtinë homologun e tij Enver Hoxhajn dhe kryeministrin Hashim Thaçin.

Tuomioja do të konfirmojë mbështetjen e Finlandës për pavarësinë e Kosovës, e cila e shpallur në vitin 2008, njihet nga shumë vende të BE-së, por jo edhe nga pesë anëtaret saj.

Tuomioja, sipas mediave finlandeze, do të përsërisë mbështetjen finlandeze për intensifikimin e lidhjeve mes Kosovës dhe BE-së.

Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës përfundon më 10 shtator, por, misioni për sundimin e ligjit i EULEX-it, që gjithashtu skadonte në këtë muaj, është shtyrë edhe për dy vjet.

Ndryshe, raportet e Kosovës me Finlandën në vitet e fundit janë karakterizuar përmes ish presidentit finlandez Marti Ahtisari, i cili mori pjesë në ndërmjetësimin e procesit të paqes në vitin 1999, si dhe shërbeu si i dërguar special i OKB-së për të negociuar statusin e Kosovës në vitet 2005-2008.

Kosova ka shpallur pavarësinë duke u bazuar në pakon gjithëpërfshirëse për statusin, të hartuar nga Ahtisari dhe ekipi i tij.

Tumioja të premten viziton Bosnjen.
XS
SM
MD
LG