Ndërlidhjet

Dubravë: Mbi 600 të burgosur në grevë urie


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Nga 1011 të burgosur se janë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, 603 prej tyre kanë hyre në një grevë.

Lajmin e kanë konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se të burgosurit po kërkojnë që Amnistia të futet si kategori kushtetuese dhe ata të gëzojnë të drejtën për amnisti.

“Dje pas shpërndarjes së drekës nga 1011 persona që janë të akomoduar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, 603 nuk e kanë marrë drekën. Preteksti i mosmarrjes së drekës është kërkesa që të ketë amnisti dhe që tash në fazën e zhvillimeve për ndryshimet kushtetuese, amnistia të jetë pjesë kushtuese që pastaj të ketë mundësi që të nxirret ligji për amnisti”, shpjegoi Hoxha.

Hoxha ka thënë së të burgosurit kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe se sipas tij ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi me kohë kërkesën e tyre e ka dërguar në Qeveri, Kuvend dhe në Komisionin për Ndryshimet Kushtetuese.

Hoxhaj bëri të ditur se aktualisht me të burgosurit është duke komunikuar një ekip profesional për t’iu shpjeguar procedurat e paraqitjes se kërkesave të tyre.

Nga ana tjetër, edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala, tha se grevistët kanë të drejtë në kërkesat e tyre.

Shala thotë se për vite me radhe të burgosurve u është premtuar që ligji për amnisti të behet kategori kushtetuese, por deri me tash një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ne në vazhdimësi jemi në kontakt me të burgosurit dhe ata na informojnë për gjendjen brenda. Ne po ashtu jemi në kontakt edhe me stafin korrektues dhe ata na informojnë për gjendjen. Tash është gjendja e qetë, por ka tendencë që kjo greve të shkojë drejt zgjerimi”, tha Shala për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG