Ndërlidhjet

TI: Rritet mitoja në 2011


Ilustrim
Ilustrim
Transparency International tha në një raport të ri se mitoja ku janë të përfshira korporatat e mëdha në shtetet e huaja është rritur në vitin 2011.

Organizata për mbikëqyrjen e korrupsionit tha se qeveritë kanë qenë të rezervuara në luftimin e këtij problemi për shkak të krizës globale ekonomike.

Raporti tha se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë bërë më së shumti përpjekje për të zënë kompanitë dhe zyrtarët që përdorin ryshfet me qëllim që të sigurojnë kontrata.

Raporti thotë se ekonomitë e mëdha, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Brazilin, kanë bërë pak përparim, ndërsa Meksika nuk ka përmbyllur asnjë rast të mitmarrjes në 2011, ndërsa ka hapur vetëm dy hetime.
XS
SM
MD
LG