Ndërlidhjet

Humb apelin tenisti i dënuar serb


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e lartë sportive e apelit ka hedhur poshtë një apel të një tenisti, të cilit i është ndaluar përjetë pjesëmarrja në këtë sport, për shkak të kurdisjes së ndeshjeve.

Gjykata e Arbitrit për Sport me seli në Zvicër, konfirmoi vendimin e Njësisë për Integritetin e Tenisit(TIU) që David Saviq të ndalohet përjetë nga ngjarjet e organizuara prej trupit qeverisës të tenisit.

Saviq ka qenë i renditur në vendin e 659-të në botë, kur është ndalur nga TIU në tetor të vitit të kaluar për shkak të shkeljeve të bëra në vitin 2010.

TIU u mor me rastin pasi që mori të dhëna se Saviqi i kishte ofruar një tenisti tjetër “kurdisjen e ndeshjeve të tenisit”.

Saviq është lojtari i dytë që dënohet përjetë pas austriakut Daniel Koellerer, i cili u gjet fajtor për shkeljet e njëjta në majin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG