Ndërlidhjet

Kuvendi kërkon përdorimin e kodit telefonik shqiptar


Parlamenti i Kosovës
Parlamenti i Kosovës
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka miratuar projekt-rezolutën lidhur me përdorimin e tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë.

Rezoluta parasheh që Kosovës në rast të mosmarrjes së kodit të vet telefonik, atëherë t’i lejohet të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë +355 dhe heqjen e kodeve telefonike të Serbisë +381, të Monakos +377 dhe të Sllovenisë +386.

Në projekt-rezolutë i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kërkohet fillimi i negociatave me Republikën e Shqipërisë.

Ndërsa, në fund thuhet se në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund, këto kontrata dueht të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe të mos vazhdohen më tutje.

Për shkak se nuk është anëtare e OKB-së, Kosova edhe më tej nuk mund ta ketë kodin e vet telefonik.
XS
SM
MD
LG