Ndërlidhjet

Turqi: 58 të vdekur nga fundosja e barkës


Deti Egje, Turqi, 6 shtator, 2012
Deti Egje, Turqi, 6 shtator, 2012
Raportet nga Turqia thonë se si pasojë e fundosjes së një barkë që dyshohet se mbante emigrantë të paligjshëm, kanë gjetur vdekjen të paktën 58 njerëz.

Incidenti ka ndodhur në bregdetin e Egjeut në perëndim të Turqisë.

Varka raportohet se mbante shumë njerëz nga Iraku dhe Siria.

Dhjetëra të mbijetuar raportohet se ia kanë dalë të notojnë deri në breg, pas fundosjes së anijes.

Televizoni turk TRT njoftoi se dy njerëz janë arrestuar në lidhje me incidentin.

Vendndodhja e Turqisë si një urë nga Azia në Evropë, ka kohë që e ka bërë atë si një destinacion dhe pikë tranziti për migrantët, duke u nisur nga Afrika Nën-Sahariane e deri te Azia Jugore.
XS
SM
MD
LG